Rregulla për shpallje:

Futja dhe kontrollimi i shpalljes: Çdo shpallje nuk kontrollohet para lëshimit por monitorohet pasi të publikohet, me qëllim që të sigurohet kualiteti i shpalljeve.


Ofertë e dyfishtë në shpallje:

Nuk lejohet të futet më shumë se një automjet ose një banesë për një shpallje. Është në rregull që në kategoritë e tjera të futni më shumë sende në një shpallje, me kusht që t’i përkasin të njëjtës kategori.


Përmbajtja e shpalljes:

Shpallje.biz mban të drejtën të refuzojë shpallje që thirret në shpalljen e mediave të tjera ose që përmban udhëzime ndaj shpalljeve të tjera në media të tjera. Oferta joreale: Shpalljet me përmbajtje të pa qartë, ose shpalljet ku oferta nuk është reale, nuk lejohen. Shpallje.biz mban të drejtën të vlerësojë ç’është ofertë joreale. Përmbajtje ofenduese: Shpalljet të cilat mund të jenë ofeduese për grupe të njerëzve, persona publik ose individë të caktuar, nuk lejohen. Emërtime të vjetra të caktuara të një grupi të njerëzve mund të mendohen si ofenduese dhe nuk duhet të përdoren. Nuk lejohen fotografi dhe filma me karater dhunues. Shpallje.biz nuk i përfaqëson shpalljet që i takojnë produktit dhe shërbimeve të jozakonta. Shpallje.biz nuk publikon porosi pornografike.


Kushtet e përgjithshme:

Përgjegjësi: Shpallësi përgjigjet personalisht për shpalljen e vet. Shpallje.biz nuk përgjigjet për produktin ose shërbimin i cili më shumë se një herë është shpallur.


Ëmbëlsirëzat (cookies)

Ëmbëlsirëzat (cookies) futen në shfletuesin tuaj të internetit, që të jetë i mundur servimi sa më i lehtë dhe i dobishëm gjatë përdorimit të Shpallje.biz


Siguria në Shpallje.biz

Asnjëherë mos e paguani para kohe shitësin të cilin nuk e njihni dhe asnjëherë mos dërgoni produktin para se t’ju paguhet. Edhepse shitësi ju lë numrin e amzës ose numri e llogarisë, nuk i zvogëlon gjasat për zhgënjim të mundshëm. Kërkoni faturën origjinale dhe bëni kontratë për blerje. Shpallje.biz nuk merr përgjegjsinë për asnjë shitblerje.


Veçanërisht duhet të jeni të kujdësshëm:

Edhepse oferta ju tingëllon shumë e volitshme. Nëse ana tjetër ju ngushton t’a kryeni marrëveshjen. Mos e jepni numrin e llogarisë së bankës ose numrin e kredikartelës, njerëzve të panjohur.


Të dhënat personale:

Shpallje.biz e ndihmon policinë me informata për ndodhi të pazakonta në shpallje. Identiteti i shpallësit ose atij që përgjigjet në shpallje mund të vërtetohet edhe me e-mail adresë. Kjo vlen edhe për personat të cilët fusin shpallje të rrejshme nën identitetin e personave të tjerë.