Trajnime falas ne fushat e Ndermarresise dhe Orientimit ne Karierre

13-11-17 09:38 - Tjetër - Ferizaj 29
Përshkrimi i shpalljes

ADEC (Action for Development and Empowerment of Communities) në bashkëpunim me GIZDIMAK organizon trajnime falas për të rinjët e entuziazmuar të Ferizajit në kuadër të projektit “Reintegrimi i të kthyerve dhe parandalimi i migrimit të parregullt”. Qëllimi i trajnimeve është të parandalojë tendecat e migrimit të parregullt e poashtu edhe ngritja e kapaciteteve të të rinjëve si dhe parapërgaditja për tregun e punës në Kosovë. Trajnimet do të ligjerohen nga ekspert të fushave të menaxhmentit, psikologjisë, financave, dhe marketingut e shitjes.

Ligjeratat do të mbahen nga ora 9:00 deri në ora 15:00 dhe do të fillojnë nga fillimi i dhjetorit Trajnimet do të mbahen në Qendrën e Kulturës. Trajnimi i parë do të fillojë me datë 4 dhjetor;

Për të marrë pjesë në trajnimet falas plotësoni formularin në vijim; Afati i fundit për aplikim është 1 dhjetor 2017:

https://docs.google.com/forms/d/1MYZ_B2wMxtTFX-iCjaxNtiQE-5gTPEi-9lxLURn4aDY/

Pasi që të përzgjedheni për njerën nga trajnimet që ju aplikoni, ne ju kontaktojmë duke ju treguar grupin në të cilën do të merrni pjesë. Për më shumë informata na shkruani në [email protected] ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +377 45 517 660.

  • Çmimi: Falas
  • Lloji i shpalljes: Ofertë
  • Kategoria: Tjetër
  • Vendi: Ferizaj
  • Tel: 045517660
  • ID e shpalljes: 1448